Mali i Zi ka shënuar shifra tejet shqetësuese ditën e sotme përsa i përket pandemisë. Sipas autoriteteve atje në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 296 persona, ndërsa që kanë ndërruar jetë 8 të tjerë.
Një lajm disi ngushëllues është se 119 paciantë ia arritën të mposhtin sëmundjen.
Një detaj tjetër që e bën alarmante situatën është se një e treta e testimeve kanë rezultuar pozitive, pasi gjithsej u kryen 749 testime. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me COVID-19 nga fillimi i qershorit është 137 dhe që nga fillimi i pandemisë 146.



