Teherani ka krijuar modele të qarta për t'iu përgjigjur sulmeve izraelite ndaj Iranit dhe natyrisht do të përdorë të gjitha mjetet për t'u hakmarrë për agresionet e regjimit.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei.
"Pozicioni zyrtar i Iranit për refuzimin e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë është i qartë. Ndërkohë, siç tha lideri Ali Khamenei, ne do të jemi të pajisur me të gjitha llojet e armëve të nevojshme për të mbrojtur vendin”, shtoi zyrtari, sipas raporteve të IRNA.



