Rishi Sunak zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Rishi Sunak zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe.

Rivalja e tij Penny Mordaunt u tërhoq nga gara duke dhënë mbështetjen për Sunak.Më herët u tërhoq nga gara dhe ish-kryeministri Boris Johnson.

Vlen për t’u theksuar se ai do të jetë kryetari i parë i qeverisë me prejardhje indiane, ku prindërit e tij emigruan drejt Britanisë së Madhe në vitet 60’.

Sunak pritet të përballet me sfida të shumta në qeveri, më e rëndësishmja ajo financiare. 

Ai u bë i njohur për publikun në moshën 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, ndërkohë që Britania e Madhe regjistronte rastet e para me Covid-19. 

“Kam shërbyer si kancelari juaj, duke ndihmuar që ta drejtojmë ekonominë tonë në kohërat më të vështira”, tha 42-vjeçari Sunak përmes një deklarate të dielën.

“Sfidat me të cilat po përballemi tani janë edhe më të mëdha. Por, mundësitë  nëse bëjmë zgjedhjen e duhur janë fenomenale”, shtoi ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy