Konflikt pronësie mes dy vëllezërve/ Në pranga 59-vjeçari dhe i biri, sekuestrohen armë zjarri

Konflikt pronësie mes dy vëllezërve/ Në pranga 59-vjeçari dhe i biri, sekuestrohen armë zjarri

Policia parandaloi përshkallëzimin e një konflikti pronësie mes dy vëllezërve në Tiranë. Në pranga përfundoi një 59-vjeçar dhe djali i tij, pasi kërcënuan për motive pronësie, vëllanë e 59-vjeçarit. 

“Blutë” sekuestruan një pistoletë, një kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata dhe municione luftarake. 

NJOFTIMI 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Gate", për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti për motive pronësie mes dy vëllezërve.   Vihen në pranga një 59-vjeçar dhe djali i tij, pasi kanosën për motive pronësie, familjarin e tyre (vëllanë e 59-vjeçarit). Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme.   
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt për motive pronësie, mes dy vëllezërve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Gate", për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit. Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. J., 59 vjeç dhe G. J., 27 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.      
Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, shtetasin F. J. (vëllai i 59-vjeçarit). Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy