Në samitin e BE-së do të flasim edhe për situatën e tmerrshme humanitare në Gaza. Ne nuk mund të ndëshkojmë kolektivisht palestinezët, puna e UNRWA-s nuk mund të ndërpritet, nuk ka alternativë tjetër nëse duam të mbajmë gjallë banorët e Gazës.
Kështu tha përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell kur arriti në samitin e liderëve perëndimorë që po mbahet në Bruksel.
Borrell theksoi se hetimet duhet të vazhdojnëmm por financimi i UNRWA-s nuk duhet të ndërpritet.
BE-ja dhe komisioni kanë vendosur që të mos e ndërpresin atë.



