Patriarku rus Kirill: Shpresoj që përçarja fetare të marrë fund, në Ukrainë po gërryhet ortodoksia

Patriarku rus Kirill: Shpresoj që përçarja fetare të marrë fund, në Ukrainë po gërryhet ortodoksia

Patriarku ortodoks rus Kirill uron që përçarja fetare në Ukrainë së shpejti të marrë fund dhe që nxitësit e saj do të ndëshkohen.

Nuk do të ketë asnjë gjurmë të përçarësve, sepse ata po zbatojnë urdhrat e djallit, duke gërryer ortodoksinë në tokat e Kievit.

Deklarata e Kirill u bë në fund të liturgjisë në Katedralen e Fjetjes së Kremlinit të Moskës.

Qeveria aktuale nuk do të mbretërojë dhe sundojë në Ukrainë.

Qeveria ukrainase kohët e fundit ka lëvizur kundër Kishës Ortodokse të Ukrainës, denoncon agjencia ruse Tass, duke urdhëruar kontrolle të shpeshta në kishat e saj dhe duke i akuzuar priftërinjtë për aktivitete subversive dhe tradhti.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka sanksionuar disa përfaqësues të kishës dhe ka urdhëruar krijimin e një projekt-ligji për ndalimin e organizatave fetare të lidhura me “qendrat e ndikimit rus”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy