
Për herë të parë në 45 vjet SHBA po rritet më shumë se Kina.
Këtë deklaratë e bëri Presidenti amerikan ,Joe Biden në një konferencë të përbashkët shtypi në Seul me homologun e tij Yoon Suk-yeol.
Për herë të parë që nga viti 1976, rritja e SHBA është më e madhe se ajo e Kinës, vuri në dukje Biden, duke shtuar se nuk është kurrë një ide e mirë të vihet bast kundër Shteteve të Bashkuara.
Biden i referohet një projeksioni të bërë nga Bloomberg, sipas të cilit deri në vitin 2022 norma mesatare e rritjes së Kinës do të jetë më e ulët, për herë të parë që nga viti 1976, se ajo e SHBA: 2% kundrejt 2.8%.



