Avokatja ruse, e cila u takua me Donald John Trump Jr. gjatë fushatës presidenciale, ka mohuar të kishte çfarëdo lloj informacioni të dëmshme për Hillary Clintonin. Deklarata e saj bie në kundërshtim me atë të Trump Jr, i cili këtë javë pranoi takimin në qershor të vitit 2016, pasi avokatja u premtoi iformacione për rivalen demokrate të babait të tij në garën për Shtëpinë e Bardhë.



