Kur ndanin rreth dy muaj nga përfundimi i dënimit me 1 vit burg, Gjykata e Fierit liroi ditën e sotme ish-deputetin demokrat Ervin Salianjit.
Kërkesa e palës mbrojtëse erdhi pasi Salianji ka konsumuar 2/3 e dënimit i cili përfundonte në muajin shtator.
Prokurori Genc Mane dha dakordësinë se raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv, duke çuar në lirimin e tij me kusht.
Salianji nisi vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit 2024 pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”.
Ervin Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, pasi audio përgjimi për dosjen “Babale”, sipas gjykatës rezultoi se nuk ishte i vërtetë, por i stisur.



