Projektligji për Barazinë Gjinore/ Komani: Kaloi ‘hajdutçe’ në Parlament. Do të ankimojmë në Kushtetuese, protestat do të vijojnë (VIDEO)

Projektligji për Barazinë Gjinore/ Komani: Kaloi ‘hajdutçe’ në Parlament. Do të ankimojmë në Kushtetuese, protestat do të vijojnë (VIDEO)

Me 77 vota pro nga mazhoranca, Kuvendi miratoi të martën projektligjin e shumëdebatuar "Për barazinë gjinore", ndërsa 36 deputetë të opozitës votuan kundër.

Për aktivisten dhe drejtuesen e Institutit Konservator shqiptar, Lendita Komani, e ftuar në “MCN Live”, ky ligj kaloi në mënyrë "hajdute" në Kuvend. 

Ajo theksoi se beteja kundër këtij projektligji do të vijojë me ankimim në Gjykatën Kushtetuese dhe protesta të tjera. 

Protesta e zhvilluar deri tani ka pasur një efekt të dukshëm, pasi ka tërhequr vëmendjen e publikut, dhe kjo është një arritje.

Ky është një betejë që sapo ka filluar. Ky ligj kaloi ‘hajdutçe’, ashtu si shumë ligje të tjera që janë miratuar që nga viti 2013. 

Por nuk besoj se do të mbetet kështu. Do të ketë ankimim në Gjykatën Kushtetuese dhe protesta do të vazhdojnë. Ne do të bëjmë gjithçka që të parandalojmë aktet nënligjore dhe çdo ligj që mund të shoqërojë këtë projektligj për barazinë gjinore. 

Ajo shtoi se ky ligj nuk përkon me natyrën e shoqërisë shqiptare. 

Mendoj se një ligj nuk i duhet vendit për faktin se nuk përkon me shoqërinë shqiptare. 

Pas tij mund të shtohen edhe ligje të tjera, si për të drejtat e transgjinorëve dhe ligje për surrogate. 

Kjo është pjesë e një pakete të liberalizmit ekstrem që po përpiqet të imponojë një model që nuk përputhet fare me traditat dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.

Ne shprehim shqetësimin për mënyrën se si është futur koncepti i “barazisë gjinore” në këtë ligj, pasi përpjekjet për ta zgjeruar atë përtej çështjes tradicionale të barazisë midis burrit dhe gruas janë "djallëzore". 

Pse duhej të dilte ky ligj tani, befas? Çfarë ka ndryshuar në Shqipëri që e bën të nevojshëm tani?.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy