Policia e Shkodrës ka arrestuar një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kapën në vendin e quajtur “5 Heronjtë”, në fshatin Dobraç, dhe ndaluan shtetasin Z. K., 28 vjeç, banues në fshatin Mushë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



