Babai në burg për përdhunimin e vajzës, djali 12-vjeçar i mbytet në Liqen e Kasharit

Babai në burg për përdhunimin e vajzës, djali 12-vjeçar i mbytet në Liqen e Kasharit

Mbytja e 12-vjeçarit në liqenin e Kasharit teksa luante me akullin mbi sipërfaqe, i cili e tradhtoi duke e futur brenda, nxjerr në pah një tjetër histori të dhimbshme.

Motra e tij, 15-vjeçarja që tentoi ta shpëtojë, është përdhunuar nga i ati dy vjet më parë, fakt të cilin e ka dëshmuar edhe gjykata pas analizës së ADN-së.

Fatos Gurakuqi u kallëzua në polici nga vajza e tij 15-vjeçare F.G. më 18 nëntor të 2015-ës, dhe pas kallëzimit 38-vjeçari u vu në pranga nga policia, shkruan BW.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë 15-vjeçaren ta mohojë më vonë akuzën që ngriti ndaj të atit, pasi ajo pas kallëzimit ka deklaruar se akuza që kishte ngritur ndaj babait ishte për shkak se ai e rrihte, dhe se e kishte bërë për të shfryrë inatin.

Në përgjigjen e tyre ekspertët e policisë shkencore dolën në rezultatin se është gjetur spermë në të brendshmet e 15-vjeçares dhe pas analizës ka rezultuar se i përkiste Fatos Gurakuqit, i cili vijon të jetë në burg.

Ngjarja tragjike ditën e sotme ndodhi në Mzez, në liqenin e Kasharit, ndërsa 12-vjecari F.Gurakuqi ishte duke luajtur së bashku me motrën e tij 15 vjeçe E.Gurakuqi në liqenin pjesërisht të ngrirë. Akulli me një trashësi të vogël, është thyer dhe motër e vëlla kanë rënë brenda në ujë.

Fatkeqësisht 12-vjecari është mbytur, ndërsa motra e tij ka mundur të shpëtojë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy