
Vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, ka nisur drejtë Lezhës Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ku po zhvillon një takim me strukturat e policisë vendore të këtij qyteti.
Takimi i kreut të Policisë së Shtetit me strukturat vendore të Lezhës, vjen vetëm dy ditë pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, i cili u ekzekutua para banesës së tij.
Edhe pse deri tani ende nuk ka një pistë për ekzekutimin e Ndokës para shtëpisë në Lezhë, policia po punon dhe mësohet se po hetohen të gjitha pistat e mundshme që çuan në vrasjen e tij.



