Avokati Altin Goxhaj tha në studion e MCN Informacion se Rama është vegël e atyre që duan të shpopullojnë Shqipërisë dhe se të gjitha veprimet e tij lidhen me këtë qëllim.
Është një bandë që ka ardhur për të shpopulluar Shqipërinë. Ka ardhur që në 2013, projekti i saj ka qenë i firmosur në tetor të 2013 në Harvard University me një institut grek dhe ky i fundit financohej nga fondacioni Soros për shpopullimin e Shqipërisë. Interesi i tyre është zbrazja e këtij vendi. Dhe kjo pasuri do t’i përkasë atyre që do e marrin. Rama është sjellë në pushtet për të shërbyer, jo për të drejtuar.
Eda Grimiçi, kryetare e degës 9 të PD-së në Tiranë tha se veprimet e fundit të kryeministrit Rama janë të palogjikshme. Sipas Grimçit apo po krijon barriera mbrojtëse për të vonuar sa më shumë rënien e tij.
Nuk është se mundohem t’i jap një konotacion logjik veprimeve që Rama bën. Ai tani po bën veprime jologjike, por janë masa mbrojtëse, ose barriera që po krijon për të vonuar sa më shumë rënien e tij të pashmangshme.
Ervis Çela, avokat tha se Rama duhet të kishte ndryshuar gjithë kabinetin.
Mua më bën përshtypje pse nuk kanë ikur të gjithë, dhe jo pse iku njëri apo tjetri. Rama duhet ta kishte ndryshuar të gjithë kabinetin qeveritar, edhe me veten e vet mbase. Në të gjitha institucionet ka korrupsion galopant. Kemi kontrata koncesionare të korruptuara, zyrtarë të lartë të kapur. Kupola e policisë anatemohet.



