Çipa: Asetet kibernetike dhe qarkullimi i mallrave, dy fushat ku Rusia po investohet përmes Serbisë (VIDEO)

Çipa: Asetet kibernetike dhe qarkullimi i mallrave, dy fushat ku Rusia po investohet përmes Serbisë (VIDEO)

Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa foli në MCN Live mbi mënyrën se si Rusia po shfrytëzon Serbinë për të rritur ndikimin në Ballkanin Perëndimor. Çipa tha se ka një alert të ngritur nga Brukseli dhe rritje të vëmendjes së SHBA-ve mbi këtë çështje. Sipas tij Rusia po investohet në dy fusha në Serbi, atë të aseteve kibernetike dhe përfitimin prej korridorin për qarkullimin e mallrave dhe influencës tregtare, për shkak se Serbia s’po e respekton embargon e rajonit dhe BE. Çipa thekson se në rast trazirash në Ballkan, Moska e ka më të mundur për të qenë më potencial ndikimi. Ai shtoi se në planin diplomatik ka hapësirë për kritika të qasjes së Ramës, sidomos në lidhje me oportunitetit që ekspozohet në prononcimet e kryeministrit për raportet dhe marrëdhënien që ka me Presidentin e Serbisë.

Është një nga problemet e diplomacisë europiane për influencën malinje që Rusia ka kryesisht mbi Ballkanin Perëndimor, por në mënyrë specifike në territorin e njohur si hapësirë sllave të këtij rajoni. Ky ndikim mishërohet në mënyrën më të ekspozuar edhe të konstatuar në Bosnjë Hercegovinë, ka influenca të njohura tashmë edhe pas zgjedhjeve në Malin e Zi, dhe në segmente qoftë edhe institucionale të Serbisë akutale. Në mënyrën më potenciale ky malinjitet i Rusisë në rajon shprehet edhe krijon gjithmonë një pjesë problematike në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, kryesisht në Mitrovicën Veriore. Janë disa forma të ndikimit malinj të Rusisë në rajon.

Forma është përfshirja dhe përdorimi i segmenteve të krimit të strukturuar në këtë rajon, i cili shfrytëzon asetet dhe potencialet ekonomike dhe linjat e trafiqeve rajonale dhe ndërkombëtare që veprojnë në këtë territor të pakontrolluar, ku autoriteti institucional dhe i shtetit ligjor mungon, qoftë për arsye të presionit dhe mosmarrëveshjeve diplomatike dhe politike mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë edhe për arsye të financimeve informale që realizohen nga struktura të njohura të shërbimeve inteligjente të Rusisë, në bashkëpunim me segmente të shërbimeve inteligjente të hapësirës sllave në Ballkan. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për struktura të shërbimeve inteligjente të Serbisë, por ka individë, grupe, edhe influenca edhe në shërbimet inteligjente të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Ky territor përdoret në mënyrë potenciale për të krijuar shqetësime, për të mos mundësuar stabilizimin, për të penguar marrëveshjet bilaterale dhe për të përdorur edhe segmente institucionale dhe konstitucionale. Kam parasysh përdorimin e individëve të religjioneve ortodokse në Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Qasja e parë është që Beogradi zyrtar dhe Vuçiç luan një lojë të dyfishtë, duke i bërë presion Perëndimit dhe Europës që të përfitojë maksimalisht, duke e trajtuar procesin anëtarësimit në BE më së shumti si një nevojë të Europës, duke ndjekur edhe një tjetër linjë, linjën e vasalitetit ndaj Moskës dhe shërbimeve malinje që ajo kryen për llogari të Moskës në Ballkanin Perëndimor. Qasja e kryeministrit shqiptar është që nëse BE do ta trajtojë në mënyrë kontestuese ose anatemuese Serbinë, risku për rajonin tonë dhe hapësirën shqiptare është shumë here më potencial dhe më i madh. Jo më kot pati një rezistencë të fuqishme kur Vuçiç bënte lojë të dyfishtë dhe instaloi bazën e shërbimeve inteligjente dhe paraushtarake të Nishit, që në kuptimin gjeografik është pika më e afërt me Luginën e Preshevës dhe me Kosovën e hapësirën shqiptare të Bosnjës, kam parasysh ish-Sanxhakut. Qasja e kryeministrit ka qenë më së shumti trajtesë e kontekstit gjeopolitik dhe situatës. Në planin diplomatik ka hapësira për kritika ndaj kësaj qasje, në mënyrë të veçantë ndaj lloj oportuniteti që ekspozohet në prononcimet e kryeministrit për raportet dhe marrëdhënien që ka me Presidentin e Serbisë.

Serbia u investua për të bllokuar gjithë procesin zgjedhor në Kosovë dhe evidentoi se është ajo që përcakton sjelljen e serbëve në Kosovë dhe kjo bie ndesh edhe me marrëveshjen e Ohrit. Kjo sjellje flagrante e Serbisë nuk bën gjë tjetër, veçse e bën edhe më pengues zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Jo më kot sot presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë bërë apel që Serbia të përshpejtojë afatet e procedimit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Në planin e kooperimit apo bashkëpunimit mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do duhej të kishte një sjellje tjetër dhe një program bashkëpunimi. Dua të besoj që z.Rama pretendon të ketë një protagonizmi tjetër ndryshe nga paraardhësit e vet dhe autoritetet drejtuese të Shqipërisë në 10 vitet e fundit. Sepse Serbia i është nënshtruar me dashje apo pa dashje një procesi një klime gjeopolitike të ndryshuar në rajonin tonë, dhe është e pakthyeshme, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor. Z. Rama do duhej të ndërtonte një kalendar tjetër të komunikimit me z.Kurti. Disa momente të caktuara për shkak të sjelljes politike të brendshme kanë qenë të kritikueshme nga Presidentja Osmani. Sjell në vëmendje fjalimin që ajo mbajti në Parlament, që në pikëpamjen etike ka diçka që stonon. Ndërsa në marrëdhëniet me Kurtin në lojën gjeopolitike pashmangshmërisht do ketë diferenca. Ne s’kemi nevojë për paternalizmin e Tiranës thuhet shpesh në mediat e Kosovës.

Dy janë aspektet që tërheqin vëmendjen: E para ngritja e alerit nga Brukseli, që Rusia duke mos u përballur me sanksionet e Serbisë në rajon, e përdor atë si një korridor për influencat malinje të saj. Në dy fusha Rusia po investohet përmes Serbisë për ndikim të saj, në atë të aseteve kibernetike dhe në përfitimin prej korridorin për qarkullimin e mallrave dhe influencës tregtare, për shkak se Serbia s’po e respekton embargon e rajonit dhe BE. Ky është risk i madh dhe është një arsye pse janë rikthyer trazirat në pjesën serbe të Bosnjës. Jo më kot DASH iu përgjigj z.Dodik për pretendimet e tij për shkëputje ndaj Bosnjës dhe bashkimin me Serbinë. Në një situatë me trazira në Ballkan, Moska e ka më të mundur për të qenë më potencial ndikimi. BE dhe SHBA e kanë rikthyer maksimalisht vëmendjen dhe interesimin monitorues, dhe ndjekjen e situatës në terren”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy