Vettingu/ Nesturi: Politika debitore ndaj kësaj nisme, po bën lojë jo të ndershme (VIDEO)

Vettingu/ Nesturi: Politika debitore ndaj kësaj nisme, po bën lojë jo të ndershme (VIDEO)

Gazetari Plator Nesturi në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar mbi zgjatjen e organeve të vetingut për të cilin u shpreh se klasa politike ishte disi e detyruar nga ndërkombëtarët për të dhënë votën pro, kjo si një mundësi për ti hapur rrugën edhe drejtësisë së re.

Ai tha se kemi vonesa të ndryshme që kanë sjellë këtë situatë në reformën në drejtësi dhe politika sipas tij është debitore ndaj kësaj nisme.

Ndërsa për Bashën u shpreh se vota pro më shumë i shërben atij vetë duke marrë parasysh edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për të cilën ai ka kaq shumë nevojë duke u nisur nga situata ku ndodhet aktualisht PD.

Intervista e plotë

Z. Nesturi a mund të jetë vota pro vetingut një pakt që koordonon interesat e ngushta politike të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës?

Kemi të bëjmë me një proces për vendosshmërinë e faktorit ndërkombëtar. Kemi një klasë politike e cila u detyrua të japë votën e saj për ti hapur rrugë një drejtësie të re. Politika ka qenë e detyruar të lëshojë. Procesi i reformës në vetvete nuk ishin vetëm këto vota por është një procedurë goxha e gjatë dhe në këtë aspekt ka pasur shumë shkopinj nën rrota. Dhe politika me lojën e pingpongut që ka bërë, kjo bëri që shumë aspekte ligjore të bëheshin pengesë për një ecuri jo normale. Organet e vetingut përshembull janë bërë dy herë dhe më vonë e rimerr prapë për diskutim duke e çuar aty ku ishte. Kemi vonesa të ndryshme që kanë sjellë këtë situatë. Vetë politika është debitore ndaj kësaj nisme.

Z. Nesturi, besoni ju në një pakt të partive të mëdha, me imponimin e ndërkombëtarëve?

Politika jonë po bën një lojë jo të ndershme me qëndrime me sikur.. sepse askush se mendonte se PD do jepte një votë kundër. Kjo me sikur është bërë një lojë e lodhshme kur dihet shumë mirë kjo votë pro i vlente më shumë PD sesa PS, aq më tepër kur kjo kërkohet nga ndërkombëtarët dhe mbështetja e tyre është kaq shumë e rëndësishme në këto momente për vetë Bashën. Këto janë lodra fëminore dhe ajo që mungon tek ne është ajo që quhet edukata e dialogut politik, sepse nuk e bëjmë këtë gjë. Këto janë gjëra të dukshme. Marrja e pozicioneve për krijimin e një imazhi është e panevojshme. Dihet se procesi për reformën dhe atë territoriale janë premtuar prej kohësh janë procese që do të ndodhin gjithsesi. Dhe kjo lojë nuk vjen fare erë e mirë.

Z. Nesturi, pak minuta para seancës, PD vendos të japë votat e saj për zgjatjen e mandateve të organeve të vetting-t. E dëgjuam z. Basha se si ishte shprehur këtë proces dhe çfarë deklaroi sot, duke këmbëngulur se nuk ka ndryshuar qëndrim. Cilit Basha duhet t’i besojmë?

Basha është ai që është, kështu që në një farë mënyrë kjo lojë se si po operohet në politikën shqiptare duhet të marrë fund. Kemi të bëjmë me një mënyrë e cila në vetvete nuk i ka shfaqur kthetrat e veta. Nëse do kishte shfaqur një diabolizëm për të bërë pazare të ndryshme, këto mënyra për të grumbulluar fuqi përballë kundërshtarëve brenda familjes së vet janë lojëra që nuk do varen shumë nga votat në kuvend por nga përballja elektorale. Basha do të tregojë se unë jam PD dhe të krijojë sa më shumë bazë për zgjedhjet e 6 marsit.

Z. Nesturi, reforma zgjedhore dhe territorale u mor në këmbim të votave për vetingun në drejtësi, por asnjë fjalë për vetingun në politike…

Kjo është një element që duhet parë me kujdes. Ne kemi pasur një drejtësi që kontrollohej nga politika dhe në fakt ligjet i kemi pasur të mira por mungonte vullneti për ti zbatuar dhe i devijonte në bazë të interesave politike. Tashmë kemi një fenomen tjetër, tashmë mund të shkojmë më përtej se sa duhet. Kemi elementë të tjera të cilët mund të bëhen shumë të plotfuqishëm dhe nesër apo pasnesër të jemi në rrezik me çështje të dosjeve, hetimeve dhe si e tillë të jetë ajo përcaktuese. Kemi të bëjmë me një pushtet jo të bazuar mbi votën, kështu që duhet të jetë me shumë kujdes gjithë procedura me mosdhënien e kompetencave të tilla që mund të kthehen në problematike për mbarëvajtjen e shoqërisë. Kërkohet ti ulen kompetencat prokuroprisë dhe gjyqësorit, procesi vetingut duhet të jetë i kujdesshëm.

Ky votim i sotëm, implikon sipas jush edhe hetimin parlamentar për inceneratorët?

Më tepër ato kanë prishur punë sesa kanë ndrequr, kur duhet të ketë një rregullore më të qartë të rasteve kur vërtet duhet të ketë komision hetimor dhe duhet të hetohet nga prokuroria.

Z. Nesturi, jemi në pritje të vendimit të Kushtetueses për shkarkimin ose jo të Ilir Metës. Cili besoni ju se do jetë vendimi dhe çfarë skenarësh mund të hapë?

Çështja e hetimit të Metës tashmë është në gjykatën kushtetuese dhe normale çështja është sa i përket një problematike e cila është përtej zhvillimeve aktuale. Problemi është sa i përket një figure të shtetit e cila për mua ka bazën se ka treguar anësi në çështjet sidomos gjatë fushatës elektorale. Problemi është i tillë ajo që diskutohet sot është a përbën shkelje apo jo dhe kjo i takon kushtetueses dhe mendoj të gjykohet plotësisht. Do doja të hetohej mbi aktin dhe jo procedurën. Në rastin më konkret do më pëlqente të hetohej aktiviteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy