Duhet të mos i gënjejmë më vajzat tona!

Duhet të mos i gënjejmë më vajzat tona!

Mundohem të mos i gënjej vajzat e mia .... ka plot gjëra që akoma nuk ua kam thënë - nuk keni pse t’u tregoni gjithçka tani. Por gjithashtu përpiqem t'u them atyre të vërtetën sa më shumë që të mundem. Mora një mësim pasi vajza ime 5-vjeçarja më pyeti, ndërsa ishte ulur në tualet, 'Nga vijnë bebet?'. Murmurita diçka në lidhje me mamanë dhe babain që bëjnë një 'përqafim të veçantë', gjë që e frikësoi, sepse mendoi se mund të ketë një fëmijë nëse përqafon njerëzit. Babagjyshi është një histori tjetër. Të them të drejtën, do të doja të mos e kisha filluar kurrë atë gënjeshtër dhe kisha frikë momentin kur të kuptonin se për kaq shumë vite i kisha gënjyer për këtë.

Kam një kujtim kaq të gjallë, kur lëndova këmbën kur isha fëmijë dhe duhej ta qepja. Nëna më tha se nuk do të më dhimbtë dhe ue besova. Por pa dyshim më dhembi shumë dhe kjo më bëri të pyes veten se çfarë më kishte fshehur. Është një moment nga fëmijëria që nuk e kam harruar kurrë dhe një nga arsyet që vendosa të jem e sinqertë me fëmijët e mi aq sa mundem.

Cilat janë gënjeshtrat mendoj se nuk duhet t’ua themi vajzave tona?

tova-leigh
Shkruar nga aktorja Tova Leigh 

Të mbash dietë të bën të lumtur

Duke parë nënën time që peshon veten çdo mëngjes dhe duke e dëgjuar atë duke diskutuar dietën me mikeshat e saja ndezi fillimin e marrëdhënies sime jo të shëndetshme me ushqimin. Kjo, së bashku me të gjitha mesazhet që mora si vajzë, më bëri të besoj se nëse do të humbja vetëm peshë ose do të dukesha si imazhi që kisha në mendje, do të isha e lumtur.

Në realitet, kam qenë e dobët dhe ndjeva saktësisht të njëjtën gjë për trupin tim. Përfundimisht, me kalimin e kohës, kuptova se si pamja dhe çdo faktor i jashtëm për këtë çështje nuk janë ato që e bëjnë ndokënd prej nesh më të lumtur. Ne duhet të jemi të sinqertë me vajzat tona që, të mos dukesh perfekte, të kesh bark të sheshtë dhe këmbë të gjata nuk është përgjigjja, nuk duhet të ndiejmë faj ose turp që hamë disa ushqime dhe në kundërshtim me standardin që po imponohet: Ne nuk jemi ato që hamë!

Dashuria është si përrallat

Takova tipin e gabuar të meshkujve gjithë jetës sime duke kërkuar një romancë përrallore. Kjo ide e 'princit simpatik' i jepet kaq vlerë në shoqërinë tonë - nga filmat te këngët pop - por është e rëndësishme të jemi të sinqertë me vajzat tona. Takimi me njeriun ‘perfekt’ nuk ka pse të ndihet sikur takon një princ dhe kjo është në rregull!

Takimi im i parë me burrin tim u ndje i plogësht dhe i vështirë. Nuk është një romancë, herë është lumturi e mërzitshme dhe herë është mërzi. Do të jetë e vërtetë, jo magjike apo perfekte. Nuk do të jetë aq e thjeshtë sa të lumtur përgjithmonë - do të ketë ngritje dhe ulje - por do të jetë diçka e mirë dhe nuk do të dëshironi ta ndryshoni për botën.

Gratë perfekte ekzistojnë

Unë prish çdo film për vajzat e mia duke e ndalur disa herë dhe duke shpjeguar se si në jetën reale gratë nuk ecin me lëvizje të ngadaltë dhe flokët e askujt nuk janë aq të përsosura. Ato fjalë për fjalë e urrejnë të shikojnë filma me mua. Si vajza, ne jemi rritur për t'u përpjekur për përsosmëri - nuk është çudi që kaq shumë gra janë të rraskapitura.

Seksi është thjesht mënyra sesi bëhen bebet

Një nga gjërat më të vështira që njerëzit gjejnë të flasin me fëmijët në përgjithësi është seksi. Por, personalisht, nuk dua që ta marrin arsimimin e tyre nga interneti ose pornografia. Më shumë do të preferoja t'u tregoja vetë gjithçka që kanë nevojë të dinë dhe në fakt mendoj se nëse një bisedë fillon mjaft herët, nuk do të jetë e çuditshme. Kur bëhet fjalë për vajzat, tundimi kur flitet për seks është të përqendrohesh në rreziqet dhe risqet - nga shtatzënitë e padëshiruara te reputacioni i keq dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe, natyrisht, se si seksi është një mënyrë për të bërë bebe. Por, për kënaqësinë femërore? Pse ua fshehim vajzave tona atë pjesë? Mendoj se është diçka që u kemi borxh vajzave tona, në mënyrë që të mos kenë nevojë të kalojnë vite duke e kuptuar.

Përkthyer nga GraziaDaily. Ndalohet ribotimi pa burimin Mcntv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy