Lushnja synon të çojë vajin e ullirit në tregjet evropiane, përmes bashkimit të prodhuesve nën një markë të përbashkët. Rritja e prodhimit ka sjellë nevojën për fabrika përpunimi, por mungesa e eksporteve mbetet problem.
Për të kapërcyer këtë pengesë, 16 prodhues janë bashkuar për të krijuar një markë që do t’i përfaqësojë në tregjet ndërkombëtare.



