
Gjirokastra po përballet çdo ditë me nje shtim të rasteve të infektimit me covid.
Sipas shefit të shërbimit epidemiologjik në Gjirokastër Arenc Brahimi në një prononcim për median gjatë ditëve të fundit janë shtuar ndjeshëm rastet me Covid 19 në Gjirokastër.
Bëhet me dije se gjatë ditës së sotme është shfaqur një vatër e re në shkollën e Dervicanit ku janë regjistruar 8 nxënës dhe 4 mësues pozitiv me Covid.
Aktualisht në Gjirokastër ka mbi 300 raste aktive. Ndërsa procesi i vaksinimit po ngec sipas Brahimit kryesisht nga të rinjtë.
I ngadaltë është edhe procesi i të vaksinuarve doza e tretë apo fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje kronike.



