Ministri Lluka: Telekomi i Kosovës në prag falimentimi

Ministri Lluka: Telekomi i Kosovës në prag falimentimi

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me gjendjen aktuale të Post Telekomit të Kosovës, sot ka thirrur për raportim Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Gjatë këtij raportimi, ministri Lluka, ka shfaqur shqetësimin e qeverisë se Telekomi vazhdimisht është përballur me shqetësime rreth mungesës së buxhetit. “Ka probleme të shumta. Vështirësia më e madhe prapë mbeten shpenzimet operative, kur ka kontrata që po e mbingarkojnë buxhetin”, ka thënë Lluka.

Kryesuesi i komisionit, Visar Ymeri, dhe deputetë të tjerë të këtij komisioni, e kanë akuzuar ministrin se kanë bërë vlerësim të kontratave të Telekomit, vecanërisht për kontrata me kompaninë Z-Mobile.

Nga ana e tij, ministri Lluka sqaroi se kjo është kompetencë e Telekomit që të bëj vlerësimin e kontratave, dhe shi për këtë ajo është në pragë falimentimi, për shkak të humbjeve enorme.

“Ka vështirësi me pagesa, pastaj e kemi vendimin e arbritrazhit me Z-Mobile dhe të gjitha këto e rrezikojnë këtë institucion, për këtë arsye vlerësoj se është buzë falimentimit”, ka shtuar ministri Lluka.

Një tjetër çështje e cila ka ndikuar në zhytjen në borgje të Telekomit të Kosovës, është fakti se punësimet familjare në këtë institucion, kanë kaluar çdo parashikimi përgjatë dy viteve të fundit. Sipas ministrit, Bordi i Telekomit po punon në vlerësimin e të gjithë punëtorëve të cilat janë punësuar jashtë çdo norme ligjore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy