Fluturimi MH17 është rrëzuar nga një raketë Buk, prodhim rus. Ka qenë ky një nga rezultatet më shokuese të hetimeve të bëra publike paraditen e së martës nga Inspektorët e Zyrës Holandeze të Hetimit. Gjithashtu në këtë raport tregohen dhe dinamikat se si humbën jetën 298 pasagjerë në qiejt e Ukrainës Lindore.



