Profili i tij/ SHBA propozon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri

Profili i tij/ SHBA propozon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri

Administrata amerikane ka propozuar Eric Wendt për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë. Emri i tij është dërguar në Senatin amerikan, ku pritet të shqyrtohet dhe të miratohet sipas procedurave përkatëse.

 

Nëse konfirmohet nga Senati, Wendt do të marrë detyrën si përfaqësuesi më i lartë diplomatik i SHBA-së në Tiranë, duke pasuar procesin standard të emërimeve për ambasadorë.

 

Emërimi i tij vjen në kuadër të një sërë propozimesh të reja për poste të larta në administratën amerikane dhe në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.

 

Kush është Eric Wendt

 

Eric Wendt ka lindur në Berkeley, Kaliforni, dhe ka studiuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara, ku është diplomuar në “Law and Society”.  Më pas ai ka vijuar studimet pasuniversitare në Naval Postgraduate School, duke u specializuar në çështje të sigurisë kombëtare.

 

Wendt ka shërbyer si oficer aktiv në Ushtrinë Amerikane që nga viti 1986. Që nga viti 1991 është pjesë e forcave speciale si “Green Beret”, duke ndërtuar një profil të fortë si oficer i operacioneve speciale.

 

Pas sulmeve të 11 shtatorit, ai ka marrë pjesë në disa misione të rëndësishme ndërkombëtare. Ka shërbyer në Indonezi si drejtues ekipi për Komandën e Paqësorit të SHBA-së, si dhe në disa operacione ushtarake, përfshirë operacionin “Liria e Qëndrueshme” në Filipine, operacionin “Liria e Irakut” në Irak dhe operacionin “Liria e Qëndrueshme” në Afganistan.

 

Përveç detyrave të shumta në struktura drejtuese, ai ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme, përfshirë rolin si ndihmës ushtarak kryesor i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes. 

 

Wendt ka komanduar në të gjitha nivelet e forcave speciale, nga njësitë operative të vogla deri te komandat e mëdha rajonale të operacioneve speciale.

 

Ai flet gjuhën arabe dhe koreane dhe është vlerësuar me një sërë dekoratash ndërkombëtare dhe ushtarake, përfshirë Kryqin e Artë të Nderit të Gjermanisë (për shërbimin në Afganistan), vlerësim presidencial nga Filipinet dhe medalje nga Koreja e Jugut, si dhe disa insigna elitare si distinktivi i sulmeve ajrore, ai i parashutistit të avancuar, distinktivi “Ranger”, ai i forcave speciale dhe ai i këmbësorisë luftarake.

 

Në nëntor 2017, ai mori detyrën si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, duke luajtur një rol kyç në koordinimin e çështjeve të sigurisë në rajon.

 

Në vitin 2021 u tërhoq nga shërbimi aktiv ushtarak, ndërsa në vitin 2026 është propozuar për të marrë postin e ambasadorit të SHBA në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy