Skeleti i fëmijës nga shekulli i 17-të zbulon besimin te fantazmat dhe vampirët

Skeleti i fëmijës nga shekulli i 17-të zbulon besimin te fantazmat dhe vampirët

Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar në Poloni mbetjet e një fëmije nga shekulli i 17-të i mbyllur në varrin e tij, në mënyrë që të mos mund të kthehej në botën e të gjallëve, një zbulim që po kthen në qendër të vëmendjes vampirët me afrimin e Halloween.

Eshtrat e këtij fëmije rreth gjashtë apo shtatë vjeç, janë gjetja e fundit në një varrezë në fshatin Pien në Poloninë veriore e cila daton në një kohë kur fantazmat, zomobiet dhe figura të tjera të mbinatyrshme shiheshin si pak më shumë se një maskaradë.

“Kjo varrezë është për njerëzit që u refuzuan, që u frikësuan pas vdekjes dhe ndoshta në jetë, të cilët dyshoheshin se ishin në kontakt me forcat e errëta, njerëz që gjithashtu silleshin ndryshe në një farë mënyre,” thotë Darius Polinsky, një studiues i varrosjet mesjetare në Universitetin Nicolas Copernicus në Torun.

Fëmija ishte varrosur me fytyrë poshtë dhe kishte një dry trekëndësh hekuri nën këmbën e tij, ndoshta në një përpjekje për ta parandaluar atë të ngrihej, të dilte nga varri dhe të sulmonte të gjallët, shtoi profesori.

“Ata që e bënë këtë, nëse e bënë me qëllim, kishin frikë të vinin në kontakt me njerëz të tillë, sepse mund t’i kafshonin, t’u pinin gjakun,” shton Polinski.

Varri i fëmijës ishte përdhosur pas varrimit dhe ishin hequr të gjitha eshtrat përveç këmbëve.

Arkeologët kanë gjetur metoda të tjera të përdorura për të ndaluar të vdekurit e gjallë, teksa Polinski përshkruan praktika të çuditshme në varrime të ndryshme.

Madje kishte edhe një numër të madh varresh me gurë, të cilat duhej të mbronin edhe të vdekurit dhe vendoseshin në vende të ndryshme, për shembull në bërryl, laring apo qafë, përfundon profesori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy