Mbahet sot raundi i tretë i negociatave Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Kuleba takohen të enjten në Turqi

Mbahet sot raundi i tretë i negociatave Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Kuleba takohen të enjten në Turqi

Presidenca ukrainase konfirmoi sot se raundi i tretë i negociatave me Rusinë, do të mbahet sot.

Negociatat me Rusinë do të mbahen në orën 16.00 me orën e Kievit (15.00 me orën tonë). Delegacioni nuk ka ndryshuar.

Kështu shkroi në Twitter, këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhaylo Podolyak.

Vendndodhja e takimit nuk është bërë e ditur. Raundi i parë i bisedimeve, u mbajt më 28 shkurt, i dyti, më 3 mars dhe që të dyja u zhvilluan në Bjellorusi.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia, Turqi, konfirmoi ministria e jashtme ruse.

Dy ditë më parë shërbimi i inteligjencës ukrainase, konfirmoi ekzekutimin e një pjesëtari të delegacionit, duke e akuzuar si “spiun të rusëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy