Analisti Ilir Kulla për ardhjen e emigrantëve të parë nga Italia për tu vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë, thotë se anija e marinës italiane ka shpenzuar për t’i sjellë në Shqipëri aq sa mund t’u blinte nga një shtëpi të 16 refugjatëve.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, Kulla deklaroi se emigrantët u nisën nga Lampedusa, e cila ndodhet në zonën mes Siçilisë dhe Tunizisë dhe se nëse ndonjëri nga refugjatët thotë që nuk do të shkoj, nuk e sjellin dot.
Kjo është bërë pasi në rast se ka dhe një përmbytje të madhe me refugjatë dhe nuk i mban dot, Italia i transferon në Shqipëri si një bazë alternative.
Nëse Gjykata e Romës iu jep të drejtë atyre, ata kthehen sërish në Itali. Ata kanë parashikuar se në një rast krize siç ka pasur Italia vjet dhe më parë, kanë menduar që një pjesë të tyre t’i dërgojnë në Shqipëri.
Në kamp, Shqipëria nuk ka asnjë detyrim, i ka të gjitha Italia. Jam i bindur që do ndërhyjë prokuroria në Itali dhe do shohë faturat e investimit.
Nëse nuk ka një moment krize, italianët do marrin rrogat, administrata do rri.
Ka dy palë të burgosur, emigrantët dhe personeli që punon. Ata do jenë banorë të Lezhës. Ekonomia vendase do ndihmohet.
Jam i bindur që kampi do funksionojë mirë, por nuk jam i bindur që do vijë ky numër prej 30 mijë në vit, siç parashikohet në marrëveshje.
Se që të vijnë 30 mijë në vit, do të thotë që në Itali të shkojnë 300 mijë emigrantë në vit.
Rama ka përfituar aleancë me një parti të ekstremit të djathtë dhe i bën një nder një vendi që na ka bërë ndere gjithë jetën.
Besoj se do ketë histori të tjera avokatie të Europës në procesin e negociatave.
Nuk e kuptoj pse e sulmojnë Ramën, se Italia mund të ketë shpenzuar, por kryeministri i ka rënë qylit.
Show politik i Italisë është, disa kompani shqiptare dhe italiane kanë marrë disa para dhe kanë bërë investim.



