U akuzua se piu kokainë në Eurovision, reagon këngëtari italian (VIDEO)

U akuzua se piu kokainë në Eurovision, reagon këngëtari italian (VIDEO)

Këngëtari kryesor i grupit Maneskin, i cili fitoi Eurovisionin 2021, tha se ndihet i ofenduar pasi shikuesit menduan se ai ishte duke pirë kokainë live në televizor.

Diamand David u pa gjatë të shtunës në mbrëmje në Eurovision duke u përkulur para tavolinës së tij në një mënyrë të tillë duke bërë shikuesit të mendojnë se ai po thithte kokainë.

Damiano e ka hedhur poshtë këtë hipotezë duke thënë se Thomas Raggi, kitaristi i bandës thjesht kishte thyer një gotë dhe ai u përkul për të parë çfarë ishte.

Në një intervistë për BBC-në e mëngjesit, ai u pyet në lidhje me thashethemet dhe polemikat e ngritura pas videos që qarkulloi në rrjetet sociale.

"Ishte momenti kur ata po na jepnin 12 pikë dhe ndërkohë Thomas theu një gotë, kështu që ndërsa unë isha duke brohoritur pashë gotën të thyer dhe isha si" o zot - çfarë ndodhi. Dhe pasi pashë lajmet u ndjeva me të vërtetë i ofenduar ", shpjegoi Damiano. 

"Ne jemi djem të rinj me një pasion të madh për muzikën dhe kjo është duke lënë në hije fitoren tonë. Ne do të testohemi për drogën dhe do ta vërtetojmë se të gjitha janë spekulime.”, përfundoi Damiano.

Përshtati MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy