Sindikata e Pedagogëve sot në protestë prej orës 11

Sindikata e Pedagogëve sot në protestë prej orës 11

Sindikata e Pedagogëve ka vendosur t’i japë fund bojkotit dhe t’u bashkohet studentëve në auditore.

Por, në deklaratën përmes të cilës bënë me dije fundin e bojkotit, pedagogët shkruajnë se protestat për rritjen e pagave vijojnë.

Sot më 8 nëntor, prej orës 11:00, kanë paralajmëruar një protestë kombëtare përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Pedagogët ishin në pritje të një përgjigje nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Ata paralajmëruan futjen në grevë javën e shkuar, por vendosën të prisnin Presidentin. Pasi nuk morën asnjë përgjigje nga Kreu i Shtetit, pedagogët dolën me njoftimin për ndërprerjen e bojkotit.

Pedagogët i nisën protestat më 5 tetor, e që nga 17 tetori që përkon me nisjen e vitit të ri akademik, shumica e tyre kanë bojkotuar edhe mësimin. Ata kanë 9 kërkesa, ku një prej tyre, kryesore është rritja e pagës me 50 %. Por qeveria ka vendosur t’ua rrisë vetëm me 7%, ndërsa 8% duhet ta mbulojnë vetë universitetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy