
Pas Pfizer, AstraZeneca dhe 10 mijë dozave të Sputnik V që mbërritën dje në Shqipëri, së shpejti fushatës së vaksinimit do t’i shtohet edhe vaksina kineze.
Në fletoren zyrtare është botuar sot akti normativ për marrëveshjen me Kinën, gjë që i hap rrugë furnizimit me vaksinën kineze.
Marrëveshja e firmosur nga ministrja Manastirliu dhe ministri Ahmetaj me distributorin e autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., një kompani turke.
Kjo e fundit do të bëjë të mundur furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën Coronavac, e krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe e prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.
Në aktin normativ specifikohet se marrëveshja nuk do të publikohet, kjo për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së kompanisë turke.



