Sekuestrohen llogari bankare me vlerë 187 mijë euro në Sarandë, i vuri në mënyrë të paligjshme

Sekuestrohen llogari bankare me vlerë 187 mijë euro në Sarandë, i vuri në mënyrë të paligjshme

Në kuadër të operacionit ''Vjeshtë 2017'', policia e Vlorës ka njoftuar ditën e sotme se ka bërë sekuestrimin e një llogari bankare me vlerë 187.000 Euro.

Sekuestrimi i llogarisë bankare, është bërë pasi sipas policisë dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme.

Llogaria bankare i përket J.G., 46 vjeç, banues në Finiq, Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

Operacioni ''Vjeshtë 2017'', është ndërmarrë nga policia e Shtetit prej disa muajsh dhe ka si qëllim sekuestrimin e aseteve të ndryshme të përfituara në mënyrë të paligjshme.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy