
Këshilli i Ministrave ka vendosur që 27 nëntori të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
Ky vendim vjen në kuadër të pushimeve për festat e 28 dhe 29 nëntorit.
Në VKM thuhet se dita e punës së kësaj date do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.
Vendimi:
1. Caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës, e datës 27.11.2023, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbahmin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



