
Një artiste u ka dhënë jetë fotove të disa prej 12 milionë emigrantëve që kanë mbërritur në Nju-Jork në periudhën e viteve 1892-1954.
Europianë, por edhe sirianë apo armenë, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Ata janë fotografuar me veshjet e tyre tradicionale.
Të gjithë emigrantët në atë kohë kanë kaluar nga Ellis Island, një ishull me 5 mijë banorë.
Fotot dëshmojnë fillimin e një jete të re në Amerikë.
Mes fotografive është edhe ajo e një shqiptareje. E veshur me një këmishë të bardhë dhe një shami në kokë, ajo ka mbërritur në Ellis Island nga Italia në vitin 1905.
“Në atë kohë ishulli dukej si një sallë e madhe balloje me njerëz të veshur me me rrobat e tyre tradicionale shumëngjyrëshe”, thuhet në përshkimin e fotos.



