Forcat amerikane dhe britanike godasin 13 objektiva të rebelëve Houthi

Forcat amerikane dhe britanike godasin 13 objektiva të rebelëve Houthi

Forcat amerikane dhe britanike, kanë goditur të paktën 13 objektiva të rebelëve Houthi.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, bombardimet e nisura gjatë natës në Jemen janë një operacion i përbashkët i SHBA-së dhe Britanisë për të goditur rebelët Houthi, me qëllim parandalimin e sulmeve kundër anijeve tregtare.

Drupal Ad

Forcat britanike janë angazhuar në një operacion të përbashkët me forcat amerikane për të dobësuar aftësitë ushtarake të Houthis, të cilët vazhdojnë të kryejnë sulme kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Operacioni u konfirmua përmes platformës X nga komanda e përbashkët e forcave të armatosura amerikane përgjegjëse për Lindjen e Mesme (CENTCOM, “komandë qendrore”), duke theksuar se avionët amerikanë dhe britanikë goditën “13 objektiva” në zonat e kontrolluara nga Houthi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy