Turizmi, Polia: Shqipëria po shihet si zemra e turit ballkanik, jemi prekur nga rritja e çmimeve të produkteve

Turizmi, Polia: Shqipëria po shihet si zemra e turit ballkanik, jemi prekur nga rritja e çmimeve të produkteve

Pavlin Polia, guidë në zonën turistike të Thethit deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se Shqipëria sot po shihet si zemra e turit ballkanik. Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Polia tha se prenotimet për të vizituar Thethin janë shumë të larta, por ajo që i ka prekur hallkat e sektorit është rritja e çmimit të produkteve. 

Është e pamundur nëse s’ka strategji për stafet dhe punëtorët. Turizmi nuk është fetë e ekonomisë, ka kaluar thuajse gjysmën e tortës në ekonomi. Duhet t’ i japim vëmendje të jashtëzakonshme, duhet të merren masa gjatë gjithë vitit që të kemi turizëm të mirë. Shqipëria në fillim është parë si pjesw e turit ballkanik, sot po shihet si zemra e turit ballkanik. Ofron struktura të ndryshme, ushqim të mirë.  

Ka 2 vite që rruga e Thethit mirëmbahet edhe gjatë dimrit, nuk është një nga rrugët më të lehta për t’u mirëmbajtur. 

Janë disa zona në Shqipëri që kërkojnë më shumë vëmendje. Energjia elektrike për ne është arteria kryesore që na ndihmon të punojmë, me të kemi problematika.

Turisti i ecjes në natyrë është një trend në rritje.

Prenotimet janë të mira, por na ka prekur rritja e çmimeve të produkteve. Paketat bëhen 1 vit përpara.

Në Theth në një sezon shiten 70-80 mijë net fjetje, por nuk është e certifikuar si shifër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy