Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar me një status ndaj protestave që opozita po mban sot në disa kyçe të rrugëve të vendit.
Në një status në “Facebook” në të njëjtën kohë kur nisi protesta e koordinuar, Bushati shprehet se e vetmja mosbindje për të cilën ka nevojë vendi është ajo ndaj politikanëve që synojnë destabilizimin për shkak të frikës nga drejtësia.
“Shqipëria nuk ka nevojë për mosbindje civile, por mosbindje ndaj politikanëve që duan të destabilizojnë vendin, për shkak të frikës nga drejtësia!”, shkruan ai.



