Rama në Kuvend: Projekt-rezoluta kundër korrupsionit s’ka lidhje me vënien në kontroll të SPAK-ut!

Rama në Kuvend: Projekt-rezoluta kundër korrupsionit s’ka lidhje me vënien në kontroll të SPAK-ut!

Në fjalën e mbajtur sot para Kuvendit, kryeministri Edi Rama, bëri thirrje për votimin e projekt-rezolutës së PS, që sipas tij synon të luftojë korrupsionin dhe ta përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të BE-së.

Rama hodhi poshtë zërat se projekt-rezoluta ka të bëjë me vënien nën kontroll të SPAK-ut, duke shtuar se SPAK-u ka mbështetjen e mazhorancës.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

"Kjo nismë që merr jetë me këtë rezolutë s’ka të bëjë asgjëkundi me komentet që janë bërë nga burime të ndryshme, ku janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia nën kontroll e SPAK-ut, apo se ne qënkerkemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsionin. Jo, ne jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetësh, prandaj ka folur edhe reforma në drejtësi, bashkë me lindjen e vet SPAK-ut, që ka pasur, ka dhe do të ketë, të paktën sa të jem unë këtu, mbështetjen pa kushte të kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur, që o e pi ose vdes. Kush e pi një herë po dhe një herë jo, jo nuk ka shans të vetëpastrohet por vetëm zgjat agoninë e tyre dhe tretet siç po treteni tek rrugica e shpresës!".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy