Zhang Zhan,është një blogere 37-vjeçare nga Kina me një përvojë si avokate, e cila mund të përballet me deri në pesë vjet burg për përhapjen e "lajmeve të rreme" mbi pandeminë e Covid-19 në Wuhan.
37-vjeçarja, sipas raportimeve nga BBC, ka qenë në burg që nga maji me akuzën e përdorur shpesh kundër aktivistëve në Kinë: përhapjen e lajmeve të rreme dhe spekulimeve dashakeqe.
Sipas Guardian, Zhang thuhet se siguroi "informacion të rremë përmes tekstit, videos dhe mediave të tjera përmes internetit me përdorimin e WeChat, Twitter dhe YouTube" dhe u vu në shënjestër nga Pekini pasi pranoi të jepte intervista për media të huaja si Radio Free Azia dhe Epoch Times dhe për shkak se bëri spekulime dashakeqe në lidhje me epideminë Covid-19 në Wuhan .
Zhang nuk është gazetarja e parë që ka pasur probleme për çka ka shkruar në lidhje me pandeminë, e cila fillesat e saj i kishtë në Wuhan.
Të paktën tre gazetarë të tjerë, të cilët kishin shkruar mbi virusin Covid-19, u zhdukën që prej muajit shkurt të këtij viti.
Li Zehua u rishfaq në prill duke thënë se ishte "karantinuar", po në të njëjtën kohë u shfaq edhe Chen Qiushi i cili ishte vendosur nën mbikëqyrjen e qeverisë, ndërsa ende nuk ka asnjë lajm për Fang Bin.



