Kosova në Interpol, Beogradi do të votojë për anëtarësim

Kosova në Interpol, Beogradi do të votojë për anëtarësim

Beogradi merr kthesë në deklaratat për Kosovën. Në një intervistë për të përditshmen serbe Danas, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se të premten do të ketë një takim me ministrin e Brendshëm Nebojsha Stefanoviç për të diskutuar qëndrimin e Beogradit në takimin e Interpolit në Kinë, që pritet të mbahet në shtator.

” Situata me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO është më e komplikuar nga pranimi në Interpol.  Është e qartë se Kosova për t’u anëtarësuar në UNESCO nuk ka më shumë se dy të tretat e votave, ndryshe është situata e mbështetjes për anëtarësimin në Interpol”- deklaroi  Ministri i Jashtëm i Serbisë.

 “Një mbledhje e rëndësishme e Interpolit mbahet në shtator në Kinë. Përveç Kosovës, anëtarësim kanë kërkuar edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. Si mund të themi, votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën” -deklaroi shefi i diplomacisë serbe për të përditshmen “Danas”.

Qëndrimet e Serbisë për Kosovën kanë ndryshuar pas takimit në Bruksel të Presidentëve të dy vendeve respektive .

Pak ditë më parë edhe Presidenti i Serbisë shpjegohej para popullit të tij pse duhet të mbështeste bisedimet me Kosovën, duke e gjykuar vendimtare këtë për të ardhmen e vendit.

Shkrimin e Presidentit serb e shpërndau edhe Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në facebook, të shoqëruar me një shënim ku shkruhej se pak vite më parë nuk mund të imagjinohej një shkrim i tillë nga Aleksandër Vucic, presidenti i sapozgjedhur i Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy