Punimet në Pishë-Poro-Nartë/ Vorpsi: Po hapen rrugë për kantiere ndërtimi në mënyrë banditeske (VIDEO)

Punimet në Pishë-Poro-Nartë/ Vorpsi: Po hapen rrugë për kantiere ndërtimi në mënyrë banditeske (VIDEO)

 

Ndërhyrjet në zonën e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë kanë vënë në lëvizje organizatat mjedisore, të cilat kërkojnë nga qeveria shqiptare ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

 

Organizata PPNEA i është drejtuar me një letër edhe BE, duke kërkuar presion ndaj qeverisë shqiptare, pasi sipas saj janë shkelur marrëveshjet e firmosura në shtator të vitit 2025.

 

I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN tv, eksperti i mjedisit Zydjon Vorpsi deklaroi se në zonë po kryhen ndërhyrje të rënda që cenojnë biodiversitetin dhe peizazhin natyror.

 

Pishë-Poro-Narta është kategori e pestë sipas IUCN, peizazh i mbrojtur.

 Me ligjin e ri është hequr zonimi dhe kjo ka krijuar hapësira për ndërhyrje të rrezikshme. 

Po dhunohen vlerat natyrore dhe biodiversiteti. 

Në zonë po kryhen punime pa transparencë dhe pa dëgjesa publike.

Është skandaloze që në një nga zonat më të mbrojtura në Shqipëri të ndërhyhet në këtë mënyrë, pa asnjë dëgjesë dhe pa publikim të vlerësimit mjedisor. 

Aty janë prerë dhjetëra e qindra duna shumëvjeçare brenda 24 orëve. 

 

Vorpsi ngriti shqetësimin se ndërhyrjet nuk lidhen me aktivitete rekreative, por me përgatitjen e terrenit për projekte ndërtimi.

 

Aty po hapen rrugë për të krijuar kushte për kantiere ndërtimi. 

Nuk ka tabela informuese, mungon transparenca dhe gjithçka po bëhet në mënyrë banditeske. 

Me gjasë bëhet fjalë për zhvillimin e projektit të lidhur me investitorin Jared Kushner, ndërsa organizatat mjedisore do ta ndjekin çështjen edhe në Prokurori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy