Vuçiç fiton zgjedhjet parlamentare në Serbi me 62,5 % të votave (VIDEO)

Vuçiç fiton zgjedhjet parlamentare në Serbi me 62,5 % të votave (VIDEO)

Partia e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç ka shënuar një fitore absolute në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën. Sipas mediave serbe, bazuar në rezultatet e para zyrtare, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiçit ka fituar 62,5 % të votave. E dyta ka dalë Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të jashtëm Ivica Daçiq me 10,7 %.

Sipas këtyre rezultateve, në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiçit do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiqi 30 deputetë, raporton B92.

Sipas rezultateve preliminare zyrtare, koalicioni shqiptarë Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave dhe do të ketë katër deputetë.

Të dielën në Serbi veç zgjedhjeve parlamentare, janë mbajtur edhe zgjedhjet për Kuvendin e Krahinës së Vojvodinës si dhe zgjedhje në një numër komunash.

Pas rezultateve të para, fitoren e ka festuar Vuçiçi, duke thënë se partia e tij ka marrë më shumë se dy milionë vota.

“Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, por kurrë nuk kam provuar një moment si ky. Sonte kemi fituar besimin e madh të njerëzve, më i madhi ndonjëherë në Serbi, në kushte kur pak besuan në të,” tha Vuçiç në një fjalim në selinë e partisë.

Deri tani partia që drejton ai ka marrë mbi 62 përqind të votave në tërë Serbinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy