Për të pasur një lëkurë të bukur duhet të hani fruta dhe perime sepse organizmi ka nevojë për antioksidantë që të ketë një proces korrekt të lëkurës. Bajamet, arrat ose yndyrnat bimore të paziera, si avokado janë të mira për shëndetion e lëkurës.
Të pish shumë ujë dhe të hidratohesh regullisht është gjithashtu thelbësore. Megjithatë, nuk mjafton të privilegjoni ushqimin tuaj, duhet të shmangni edhe disa produkte që mund t'i prishin të gjitha këto përpjekje.
Më poshtë ju listojmë një listë të vogël me ushqimet që ndikojnë negativisht në shëndetin e lëkurës suaj.
Produktet e qumështit të lopes- Të gjitha produktet e prodhuara nga qumështi i lopës duhet të shmangen sepse ka indicie që nxisin krijimin e akneve.
Mishi me shumë yndyrë- Për të pasur lëkurë të bukur, duhet të përmbaheni nga ngrënia e mishrave të yndyrshëm sepse shkaktojnë akne. Lëkura lidhet drejtpërdrejt me mëlçinë. Kur ky organ është i ngopur, ai ka një ndikim në lëkurë. Nëse mëlçia nuk mund të eliminojë më toksinat për shkak të yndyrës së tepërt, lëkura merr përsipër dhe i nxjerr ato jashtë. Kjo manifestohet në formën e puçrrave.
Gjalpi- Një tjetër ushqim që duhet shmangur. Gjalpi, përmban yndyrë të ngopur. Ashtu si mishi i yndyrshëm, gjalpi do të krijimin e akneve, sepse lëkura do të ndihmojë mëlçinë të nxjerrë jashtë toksinat, kur është më e aftë për ta bërë këtë.
Sheqernat e shtuara-Karamelet, pijet e gazuara, biskotat. Ëmbëlsirat në përgjithësi e dëmtojnë lëkurën tonë. Këto janë sheqerna industriale ose të shtuara që duhen shmangur sepse rrisin indeksin tonë glicemik. Rezultati, krijojnë një inflamacion të përhershëm të epidermës dhe shkaktojnë puçrra.
Alkooli- Nga ana e pijeve, është alkooli që veçohet. Pijet alkoolike bëjnë kërdi në lëkurë pasi përmbajnë një sasi të konsiderueshme sheqernash. Ato shkaktojnë shfaqjen e puçrrave dhe akneve.
Kripë- Për të mbajtur një çehre të shndritshme, është më mirë të shmangni kriposjen e tepërt të pjatave tuaja. Në të vërtetë, kripa çon në rrezikun e tharjes së indeve, ënjtjes dhe mbajtjes së ujit. Prandaj, konsumimi i tepërt i kripës do ta thajë dhe enjte lëkurën.



