Gjermania arreston 6 ekstremistë të djathtë

Gjermania arreston 6 ekstremistë të djathtë

Gjashtë persona janë arrestuan nën dyshimet se i përkasin një grupi të ekstremit të djathtë në qytetin lindor të Gjermanisë, Kemnic.

Të dyshuarit, të moshës 20 deri në 31 vjeç, akuzohen për formimin e një grupi të quajtur "Revolucioni Kemnic", për të shkatërruar demokracinë.

Prokurorët thanë se ata kanë planifikuar sulme ndaj të huajve, politikanëve dhe zyrtarëve të lartë civilë, raporton REL.

Tensionet në Kemnic janë rritur prejse një shtetas gjerman është vrarë nga dy migrantë të dyshuar, në muajin gusht.

Vrasja ka nxitur protesta të dhunshme në qytet.

Sipas analistëve, protestat kanë nxjerrë në pah ndarjet e thella në shoqërinë gjermane, për hyrjen e mbi një milion migrantëve në Gjermani - kryesisht myslimanë nga Lindja e Mesme - pasi kancelarja Angela Merkel i ka hapur dyert e shtetit për ta në vitin 2015.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy