Si do jetë moti në fundjavë/ Parashikimi për të shtunën dhe të dielën

Si do jetë moti në fundjavë/ Parashikimi për të shtunën dhe të dielën

Edhe për këtë fundjavë që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë së shtunës dhe të dielës moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në veri dhe lindje.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë por hera-herës në orët e mesditës dhe ato të pasdites deri mesatare dhe shpejtësi deri në 5-8m/s dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy