Qindra emigrantë mbërrijnë në kufi nga Bjellorusia, BE akuzon Minskun se po shtyn drejt Polonisë

Qindra emigrantë mbërrijnë në kufi nga Bjellorusia, BE akuzon Minskun se po shtyn drejt Polonisë

Qindra refugjatë nga Afganistani, Siria e të tjera vende të destabilizuara me shumicë myslimane rrezikojnë të shkaktojnë një konflikt të armatosur kufitar mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Të bllokuar prej disa muajsh në krahun bjellorus të zonës kufitare, ata kanë nisur ditët e fundit, përpjekjet për të kaluar me forcë drejt Polonisë, që e ka rrethuar kufirin me një barrierë me tela me gjemba dhe po ndërtojnë edhe një mur kufitar. Autoritetet polake u bëjnë vazhdimisht thirrje me altoparlantë të mos e shkelin kufirin, pasi në të kundërt do të arrestohen.

Polonia dhe Bashkimi Europian akuzojnë Minskun se po i ka ftuar refugjatët në kufirin mes dy vendeve, për t’i bërë presion Brukselit se do të shkaktojë kaos, nëse vazhdon me sanksionet e vendosura që prej zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020 që u fituan sërish Lukashenko, por që vendet perëndimore i konsideruan të manipuluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy