Apeli për ndihmë i të moshuarës që jeton në kushte të vështira: Dua një shtëpi (VIDEO)

Apeli për ndihmë i të moshuarës që jeton në kushte të vështira: Dua një shtëpi (VIDEO)

79-vjeçarja Sabrije Manaj nga fshati Meaj i Malësisë së Madhe bën apel për ndihmë pasi prej 30 vitesh jeton vetëm dhe në kushte të vështira ekonomike. Që nga nëntori i vitit të kaluar ajo jeton në një kontejner dhe shprehet se gjatë stinës së verës i nxehti ndihet më shumë dhe gjatë dimrit i ftohti ndihet më shumë.

79-vjeçarja jeton pa energji elektrike pasi rrjeti nuk punon nga lagështira. Manaj insiston se përvçec pensionit prej 10 mijë lekësh ajo nuk ka asnjë ndohmë nga Bashkia.

Që nga 5 nëntori të vitit që shkoi jetoj në kontejner, është dhe nxehtë dhe shumë ftohtë kur është dimër. Ka vite që kam kërkuar ndihmë dhe nuk kam marrë asnjë lekë. Jetoj me një pension 10 mijë lekë. Jam e sëmurë, jam me tension. Shtrëngohem shumë.

Ka 30 vite që jetoj vetëm, që kur më ka vdekur babai. Kur jam sëmurë shkoj vetë në spital. Kur nuk lëviz dot lajmërojmë e vijnë vetë ata.

Asnjë gjë nuk kanë sjellë, kanë ardhur vetë e kanë parë po nuk kanë sjellë asgjë. Kërkoj të kem pak më shumë kushte krahasur me gjendjen që jam. Mos ma përmend shtëpinë e të moshuarve, dua të vdes në oborrin tim.

Nuk kam drita, se nga lagështira është prishur rrjeti. Kanë ardhur shumë fatura të energjisë për t’u paguar. Kam 3 milionë lekë për të paguar. Jam e gjobitur.

Sipas verifikikimit të gazetarës që nga 2007 faturat e zonjës Manaj nuk janë paguar.

Vetëm 1 vit drita kam paguar, pastaj e lashë dhe thashë që paratë t’i përdor për blerë diçka për të ngrenë.

Kanë ardhur dhe punonjësit e Bashkisë, nuk më kanë dhënë 5 lekë, se çfarë kanë bërë ata nuk di.

79-vjeçarja shtron një karton në bar për të qëndruar aty pasi është shumë vapë, dhe poashtu në dimër është shumë e vështirë. Zonja gatuan jashtë si në dimër dhe në verë. Manaj kërkon të paktën një shtëpi me dërrasa ku mund të jetojë.

Kërkoj një shtëpi që të paktën të jetoj me dërrasa, këtë të vijnë ta marrin kur të duan. S’jam në gjendje për ta paguar energjinë elektrike.

Ilaçet më kushtojnë shumë shtrenjtë, rreth 3 mijë 800 lëkë ose 4 mijë lekë.

Ndonjë herë për Bajram, ose Ramazan janë shoqatat që na sjellin ndonjë ushqim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy