7 pedagogët e Elbasanit përfundojnë në SPAK/ “FactCheck” zbardh dosjen, dhjetëra provime në një ditë (VIDEO)

7 pedagogët e Elbasanit përfundojnë në SPAK/ “FactCheck” zbardh dosjen, dhjetëra provime në një ditë (VIDEO)

Studente e cila jepte më tepër se gjashtë provime brenda sezonit dhe student e cila kundrejt favoreve në nota ofronte tek pedagogët thes me patate janë ndër provat e dosjes së Universitetit Elbasan.

7 pedagogët e proceduar janë kaluar për kompetencë SPAK ndërsa pritet që javën e ardhshme të ridalin para gjykatës.

Atë që do duhej ta kish bërë krimi ekonomik në policin e Elbasanit e bëri media. Emisioni Investigativ Stop arriti të filmojë me zë e figurië se si kundrejt parave në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” bliheshin notash apo merreshin provime.

Emisioni “FactCheck” ka siguruar dosjen e plotë të prokurorisë Elbasan e cila kërkoi 9 masa sigurie, mes tyre arrest me burg për Gazmend Hodaj në rolin e sekserit dhe pezullim për të ushtruar funksionin e pedagogut, bllokim pasaporte dhe detyrim paraqitje për stafin akademik.

Tashmë këto masa u pranuan nga gjykata dhe për shkak të vlerës mbi 500 mijë lekë të korrupsionit dosja kaloi për kompetencë në prokurorinë e posaçme.

Kjo është dosja e dytë me ndjeshmëri në opinionin publik e cila kalon në Prokurorinë e Posaçme, ku përfshihen Mjekët e Onkologjikut dhe këtë herë pedagogët.

Teksa Shqipëria ndodhet në një fazë ku po goditet korrupsioni tek zyrtarët e lartë, panorama në terren mbetet e zymtë për sa i përket shërbyesve publik.

Emisioni “FactCheck” ka siguruar edhe një pjesë të provave ku rezulton se në këmbim të një favori për notë tek provimi studentja i dhuron pedagoges një thes patate.

Kjo është përmbajtja e mesazhit:

-Zysha të kam sjell diçka ku mund ta lë, jam …

-Ke ikur apo je në shkollë

-Kam ikur

-Në çfarë vendi je ta bie

-Të kam sjellë një thes patate

-Ku mund ti lë

Këta janë pedagogët e dyshuar të përfshirë në skemën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim ndërsa në dosjen e siguruar nga “FactCheck” rezulton se një student ka dhënë brenda një dite më shumë se 6 provime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy