Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i quajti "sukses të jashtëzakonshëm" zgjedhjet afatmesme për Kongres, pas një nate me rezultate të përziera për partinë e tij republikane.
Rezulatet treguan se Partia e tij Republikane do të mbajë kontrollin në Senat, ndërsa Partia Demokrate do të udhëheqë me Dhomën e Përfaqësuesve.
Në këtë mënyrë, demokratët do të mund të pengojnë agjendën e presidentit, por ai, prapëseprapë, do të jetë në gjendje të marrë vendime të rëndësishme.
Trump tha se rezultati "e sfidoi historinë" pasi partia në pushtet zakonisht nuk fiton vende në zgjedhjet për Kongres, shkruan BBC.
Në një konferencë shtypi të mërkurën, Trump ofroi një "degë ulliri" për demokratët, duke propozuar që të dy palët të punojnë së bashku në prioritetet e përbashkëta legjislative.
Por ai tha se nëse komitetet e kongresit të kontrolluara nga demokratët filluan të shërbejnë për shkelje ligjore kundër administratës së tij, republikanët do të bënin të njëjtën gjë.
Gjatë konferencës për shtyp, gazetari i CNN, Jim Acosta, e pyeti Donald Trump nëse republikanët mbështesin nacionalistët e bardhë. Presidenti e konsideroi pyetjen si ‘raciste’.
Gazetari: Disa thonë se partia republikane shihet si mbështetëse e nacionalistëve të bardhë.
Trump: Nuk e besoj.
Gazetari: Çfarë do bëni ju për këtë?
Trump: Nuk e di. Përse kam numrin më të lartë të sondazheve ndonjëherë me afrikano-amerikanët? Pse kam numrat më të lartë të sondazhit me afrikano-amerikanët? Kjo është një pyetje raciste. Sinqerisht e di që e keni shkruar atë pyetje, por është raciste.
Acosta u përpoq të bënte një pyetje tjetër që i ishte mohuar. por një ndihmës i Shtëpisë së Bardhë më pas i tërhoqi mikrofonin me forcë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë më pas i tha një gazetari NBC: "Unë nuk jam një tifoz i madh i juaji".
Më vonë, Trump u pyet për komentet e fundit nga ish-avokati i tij, Michael Cohen, që thoshte se presidenti ka bërë komente raciste në të kaluarën.
“Kjo është e rreme. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë dhe nuk do të përdorja komente raciste”, përfundoi Trump.
Udhëheqësja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, premtoi se partia e saj do të shërbejë si një kundërpeshë ndaj Shtëpisë së Bardhë.
Demokratët fituan më shumë se 23 vendet që kishin nevojë për një shumicë në dhomën 435-vendëshe.
Tani ata mund të hapin hetime për administratën dhe punët e Trump, nga kthimi i taksave në konfliktet e mundshme të interesit.
Demokratët gjithashtu mund të bllokojnë më efektivisht planet e tij legjislative, sidomos premtimin e tij të nënshkrimit për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën.
Në Senat, demokratët po përballeshin me një betejë të vështirë, ndërsa republikanët janë në gjendje të rrisin përfaqësimin e tyre nga 51 në 54 në dhomën e sipërme të Senatit me 100 vende.
Trump ka kërcënuar se do të hakmerret për çdo hetim demokrat me hetimet e tij në Senat në "rrjedhjet e informacionit të klasifikuar".



