Fondet e USAID/ Gjinishi: Ka financuar axhenda neoliberale dhe të majta, problem korrupsioni galopant 

Fondet e USAID/ Gjinishi: Ka financuar axhenda neoliberale dhe të majta, problem korrupsioni galopant 

Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi listoi në emisionin “Zonë e Lirë” katër probleme me fondet e USAID.

Ai theksoi si problem korrupsionin galopant në përdorimin e fondeve dhe financimin e axhendave neoliberale dhe të majta. 

Ndër të tjera Gjinishi tha se USAID nuk ka përfaqësuar linjën e interesave të SHBA-ve, dhe as politikën e jashtme të Uashingtonit. 

Janë rreth 30 fondacione (shqiptare) që janë financuar nga këto të ardhura, nga taksapaguesit amerikanë. Ata u nisën me një qëllim të mirë për të hequr fondet e tepërta. Fakti është që USAID-i tani s’po na del më organizatë humanitare. Ka 4 probleme, nga çfarë thuhet në SHBA. Korrupsion galopant, paratë kanë shkuar për organizata dhe institucione që nuk përfaqësojnë linjën e interesave të SHBA, nuk përfaqësojnë linjën e politikës së jashtme të SHBA. Financim i axhendave neoliberale dhe të majta. Nuk mund të paguash ti në Shqipëri një njeri 30 milionë në muaj!
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy