Në mesin e shumë bizneseve të mbyllura për të reduktuar përhapjen e koronavirusit, janë dhe sallonet e bukurisë.
Ndërsa në disa vende ka nisur faza 2, sallonet e bukurisë ende nuk janë të përfshirë. Një rast se si do të punojnë ato në kushtet e pandemisë pasi të hapen vjen nga Tokio.
Në Japoni sallonet e bukurisë kanë rihapur dyert e tyre, por pas rregullave të rrepta të dëshmuara nga një fotografi e realizuar nga agjensia Reuters.
Konsumatorët do të jenë në gjendje të rregullojnë flokët e tyre, por duke lënë orar që të jenë vetëm ato në sallon dhe rreptësisht të mbuluar me maska dhe mbrojtje të syve.
Koronavirusi ka ndryshuar të gjitha zakonet, por nuk thuhet se, në kohën e rihapjes, gjithçka do të kthehet në normalitet. Në fakt, shumë veprimtari po riorganizojnë punën e tyre në atë mënyrë që të respektojnë rregullat e sigurisë dhe distancimit shoqëror.



