Austria po ndjek linjën e Gjermanisë dhe tha se synon të fillojë të dëbojë shtetasit afganë me precedentë kriminalë në Afganistan.
Gjermania deportoi 28 kriminelë të dënuar në Afganistan të premten e kaluar, në parat në vend që kur talebanët u kthyen në pushtet në 2021.
Vjena thotë se synon të punojë ngushtë me Berlinin për të bashkëpunuar në deportimet e përbashkëta.
“Ministrja e Brendshme ka qenë në negociata me ministrin e Brendshëm gjerman për një kohë shumë të gjatë se si mund ta zgjidhim problemin e deportimeve në Afganistan, sepse Austria po deporton gjithashtu afganë dhe sirianë tani. Hapi tjetër është të mund të deportojmë njerëz direkt në Afganistan dhe Siri”, tha kancelari, Karl Nehammer.
Ministri i Brendshëm Gerhard Karner e cilësoi “shumë të mirë", vendimin e Gjermanisë.
Në mars, ai kërkoi bisedime mbi nevojën urgjente për të rishikuar ndalimin e përbashkët të BE-së për deportimet në Afganistan dhe Siri.
“Aktualisht, ne nuk jemi në gjendje të riatdhesojmë askënd në vende si Siria apo Afganistani, pasi do të ishte kundër ligjit të BE-së”, tha Karner në Bruksel në mars.
Zyra Federale e Austrisë për Imigracionin dhe Azilin ka thënë tashmë se dëbimet në Afganistan janë të lejueshme rast pas rasti për shkak të ndryshimit të situatës së sigurisë në vend.
Gjykata Kushtetuese konfirmoi në korrik këtë vendim nga autoritetet e imigracionit.
Ashtu si Gjermania deri vonë, Austria nuk ka deportuar askënd drejtpërdrejt në Afganistan që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021. Vendi ka deportuar shtetas afganë më parë, por gjithmonë në vende të treta.
Ndërsa ideja e dëbimeve të përbashkëta me Gjermaninë ka gjetur mbështetje nga një pjesë e madhe e politikbërësve, disa prej tyre kanë paralajmëruar që rastet duhet të shqyrtohen me kujdes.



