Dita e 19/ Studentët protestë kombëtare në orën 12:00 para Ministrisë së Arsimit

Dita e 19/ Studentët protestë kombëtare në orën 12:00 para Ministrisë së Arsimit

Sot në orën 12:00, studentët do të mbajnë një protestë kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit, duke shënuar kulmin e tre javëve reagime dhe tubime masive kundër qeverisë. 

 

Me moton kryesore “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, të rinjtë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe një ndryshim rrënjësor të klasës aktuale politike.

 

Në këtë tubim, studentët nuk do të jenë vetëm. Atyre pritet t'u bashkohen pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor në shenjë mbështetjeje, si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike në opozitë, të cilët kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre në shenjë solidariteti.

 

Të rinjtë kanë bërë të qartë se nuk do të tërhiqen dhe nuk do të pranojnë asnjë kompromis pa plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy